Haziri: Duhen 24 milionë euro që të rregullohen rrugët e Gjilanit
Pëlqej
Lutfi Haziri ka thënë se kur i ka hyrë garës për kryetar të komunës së Gjilanit ka patur katër prioritete: kanalizimet, rregullimin e ujërave të zeza, rregullimin e ujësjellësit, rrugët dhe trotuaret në qytet.

"Dita e enjte dëshmoj që besimi qytetar në Gjilan është në zgjidhjen e këtyre problemeve jo vetëm për Gjilanin urban, por edhe për fshatrat në Bresalc, Dobërqan, Llashticë, Përlepnicë, Livoq i Epërmë dhe i Poshtëm, Cërnicë, Malishevë, Uglar e Pograxhë dhe fshatrat e tjera”, tha Haziri për rajonipress.

Ai ka shtuar se duhen së paku 24 milionë euro që Gjilani të kthehet në një qytet urban.

”Nuk ka asnjë sens që 600 milion euro të paguhet rruga për në Shkup kur me vetëm 24 milion euro mund të zgjidhen problemet e qytetarëve të Gjilanit pa asnjë vonesë. Unë nuk do të ndalem deri në rikthimin e vëmendjes së Prishtinës kah Gjilani”, ka shtuar Haziri. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori