Haxhiu: Rikthimi në Kuvend ishte për t’ia vështirësuar jetën Qeverisë
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e ftuar në emisionin Ballë për Ballë të Klan Kosovës është shprehur se partia që përfaqëson është kthyer në Kuvendin e Kosovës, pas një vendimi të organeve të larta të saj.

“Dje kryesia e Vetëvendosjes në bashkëpunim me Grupin Parlamentar kanë marrë vendim që të kthehemi në Komisionet Parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Sot kemi qenë pjesë e tyre, në një mbledhje që nuk ka qenë e ftuar nga unë, pasi kemi qenë në bojkot të mbledhjeve. Kemi intervistuar kandidatët për kryetar të Agjencisë Antikorruipsion, të gjithë, pa dallim. Votimi ka qenë i fshehtë – të nëntë anëtarët kanë votuar kështu. Ende nuk e dimë se cilin nga anëtarët e përzgjedhur do t’i votojmë, pasi deri tani i kemi parë vetëm CV-të e tyre dhe nuk e dimë a mund të kenë lidhje me pushtetin”, ka deklaruar, transmeton Klan Kosova.

Haxhiu më tej ka theksuar se vendimi për bojkot të pjesshëm është marrë vitin e kaluar, ndërsa ai për bojkotim total ka qenë bashkim në veprimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë kohës së opozitës së bashkuar, megjithëse vlerëson se ka qenë i gabuar.

Vendimi për bojkotim të pjesshëm të Kuvendit dhe Komisioneve është marrë vitin e shkuar. Por ne kemi qenë kundër bojkotimit të plotë, të cilin e ka bërë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në një vend demokratik, mungesa e opozitës do të përbënte problem. Mirëpo, ja që Kosova nuk është vend demokratik. Mendojmë që vendimi për bojkot ka qenë i gabuar, por e kemi përkrahur duke qenë opozitë e bashkuar. Ne jemi kthyer, pasi qeveria e ka bërë tashmë të parëndësishëm Kuvendin e Kosovës, sepse të gjitha zhvillimet në Kuvend e kanë humbur kuptimin pa prezencën e opozitës”, ka shtuar më tej deputetja.

Gjithashtu ajo ka thënë se Vetëvendosja është kthyerKuvend për të bërë opozitarizëm të fuqishëm dhe që të jetë pjesë e institucioneve, për ta vështirësuar jetën e qeverisë dhe për të bllokuar një kontrabandim të mundshëm të, siç e ka quajtur ajo, demarkacionit me Malin e Zi.

“Përgjegjëse kryesore pse në Kuvend kanë shkuar punët siç kanë shkuar, nuk është opozita, por qeveria. Lëvizja Vetëvendosje do të jetë në Kuvend, si opozitë e fuqishme, pasi prej se ekziston jeta parlamentare në vend, ne jemi opozita më e fuqishme që ka pasur vendi. Do të jemi aty për t’ia vështirësuar jetën qeverisë. Shpejt do të sillet marrëveshja për Demarkacion në Kuvend dhe ne e kemi thënë që nëse kjo gjë ndodh, do të kundërshtojmë edhe më fuqishëm se deri tani. Se çfarë do të jenë ato, do të diskutohet në Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes. Në qoftë se kjo qeveri tenton ta kontrabandojë këtë marrëveshje, përgjegjësia për radikalizim do të bie mbi të”, tha ajo.

“Njerëzit që kanë qenë të përfshirë në afera korruptive kanë mbetur në PDK dhe nuk kanë vend në Vetëvendosje. Është e vërtetë që ne jemi në proces zgjedhor. Është po ashtu e vërtet se ne po rritemi dhe zgjerohemi. Shumë shpejtë do të jetë subjekti i parë politik në vend”, ka thënë në fund ajo./Albeu.com/
Shtuar më 08/06/2016, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori