Nga dhuna në familje te drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, 7 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona dhe 1 një tjetër procedohet në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit të moshës nga 20 deri në 62 vjeç dhe veprat penale që rëndojnë mbi ta janë vjedhja, dhuna në familje, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi si edhe aksidente.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndyshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin në kërkim G. Ll., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja“.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Valias, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 40 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– R. C., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– A. T., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– K. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në rrugën “Haki Stërmilli”, ka aksidentuar shtetasen Sh. P., 72 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– A. T., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi./albeu.com


Shtuar 29.07.2022 09:44