Paralajmërime për “apokalipsin e të nxehtit” në Francë

Teksa e gjithë Europa po përballet me të nxehtin afrikan që ka “pushtuar” kontinentin, njëri prej vendeve që po e vuan më së shumti këtë gjë është Franca.

Ekpertët shprehen se Franca perëndimore po përballet me një “apokalips të nxehti” , pasi temperaturat ekstreme vazhdojnë të godasin pjesën më të madhe të Evropës.

Temperaturat mund të arrijnë nivele rekord në 15 rajone të jugperëndimit.

Temperaturat rekord priten gjithashtu në pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka paralajmërimin e saj të parë të kuq të nxehtësisë ekstreme.

Vala e të nxehtit ka shkaktuar paralajmërime për atë që një meteorolog e përshkroi për agjencinë e lajmeve AFP si “një apokalips nxehtësie” në disa zona të jugperëndimit.

Në Spanjë dhe Portugali, më shumë se 1000 vdekje i janë atribuar vapës ditët e fundit.

Një e treta e kontinentit mbetet ende në rrezik ekstrem nga zjarri, sipas zyrës kombëtare meteorologjike IPMA. Kjo është për shkak të kushteve të thatësirës së rëndë ose ekstreme pothuajse kudo.

Vala e të nxehtit është e dyta që godet disa pjesë të Evropës Jugperëndimore në javët e fundit.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.