Tërmet i frikshëm në Tiranë, ka dëme: Qytetarët braktisin banesat në panik
Haxhiu: Ivanovici 9 vite burg për vrasjen e 26 shqiptarëve, e Lushtaku për një inekzistente 12 vite
Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas dënimit të Oliver Ivanovicit me nëntë vite burg.

“Si qytetar dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, pa paragjykuar profesionalizimin dhe pavarësinë e gjykatave si organe të ndara të pushtetit, shpreh shqetësimin tim për aktgjykimet e dy rasteve që kanë të bëjnë me krimet e luftës. Aktgjykimet në rastin Lushtaku dhe Ivanovic nuk janë në përputhje me pritjet e qytetarëve, familjarëve të viktimave dhe të drejtave themelore të personave të dyshuar. Në këto dy raste ‘peshorja’ e drejtësisë është shtrembëruar”, ka shkruar ai në Facebook. “Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të EULEX-it, në Mitrovicë, në rastin penal të Oliver Ivanovicit, shpërfaq haptazi shtrembërimin e peshores së drejtësisë! Dënimi i shqiptuar ndaj Oliver Ivanovicit është qesharak në krahasim me peshën e veprave penale. Akuza u ngrit për vrasjen e 26 shqiptarëve dhe spastrim etnik... Kur krahasojmë rastin e Oliver Ivanovicit dhe Gjeneral Sami Lushtakut, na shpërfaqet shtrembërimi i peshores së drejtësisë, sepse Gjeneral Lushtaku u dënua 12 vjet për një vepër penale të ‘vrasjes’ së një personi inekzistent, nuk ka indentitet të viktimës, nuk ka as kufomë e as varr të rë supozuarit të vrarë”!/Albeu.com/
Shtuar më 22/01/2016, ora 19:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori