Haxhiu: ǒsoj i njeriut mund të jenë këta!?
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu reagoi lidhur me akuzën që i është bërë kolegut të saj Sali Zybës, i cili u akuzua për vendosjen e flamurit kombëtar te rrethi më 27 nëntor të vitit 2013.

Më poshtë lexoni reagimin e plotë të Haxhiut:

Teksa lexova lajmin se Sali Zyba sot qenka duke u akuzuar për vendosjen e flamurit kombëtar te rrethi më 27 nëntor të vitit 2013, mu rikthyen në mendje aksionet politike të gjyshit tim Ahmet Haxhiu dhe shumë veprimtarëve të paraluftës të cilët në orët e vona, vendosnin flamuj kombëtar. Regjimi në atë kohë dhunonte fizikisht dhe denonte mizorisht. Njëlloj edhe sot po ndodh!!17 vite të pasluftës paska ende policë që arrestojnë, prokuror që hetojnë dhe gjyqtarë që gjykojnë vendosjen e flamurit kombëtar! ǒsoj i njeriut mund të jenë këta!?Turp ju qoftë!/Albeu.com/
Shtuar më 04/03/2016, ora 19:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori