Sekreti i Victoria Beckham funksionon: Hileja 90 sekondëshe brenda dushit

Victoria Beckham është nënë e 4 fëmijëve, gruaja e David Beckham dhe njëkohësisht drejton një kompani të suksesshme mode. Nëse ju u lodhët vetëm duke e lexuar këtë fjali, imagjinoni pak çfarë energjie e duhet zonjës Beckham gjatë 24 orëve.

Sigurisht që e ka gjetur, por ku? Hileja sekrete e saj janë 90 sekonda brenda dushit.

Nëse dhe ju si Victoria keni vështirësi për të mbajtur të lartë nivelin e energjisë përgjatë ditës, atëherë bëni mirë të konsideroni këtë hile 90-sekondëshe për në dush, që sipas ekspertëve, mund t’ju zgjojë shumë më mirë se një kafe.

Ku konsiston kjo hile?

Në vend që të bëni dushin e zakonshëm të nxehtë në mëngjes, që më shumë do t’ju relaksojë sesa do t’ju zgjojë, provoni diçka tjetër: Spërkateni veten me ujë të ftohtë për 30 sekonda, me ujë të nxehtë për 30 sekondat të tjera dhe në fund sërish me ujë të ftohtë për 30 sekonda.

Një gjë e tillë duhet bërë pas rutinës suaj të larjes, në mënyrë që dushi të përfundojë me ujë të ftohtë. Kjo lëvizje e shpejtë e temperaturës do t’ju hapë kapilarët, do të rrisë qarkullimin e gjakut dhe do t’ju stimulojë mendjen dhe trupin. Kjo teknikë njihet gjithashtu për pakësimin e stresit dhe përmirëson sistemin imunitar.


Shtuar 12.04.2021 13:56