Haskuka i Vetëvendosjes me paratë e qytetarëve blen laptop 1 mijë euro
Partia duket si është në të vërtetë kur merr pushtetin dhe këtë po e shohim te Lëvizja Vetëvendosje.

Populli asnjëherë nuk i ka besuar të jenë në qeveri dhe këta vazhdimisht kanë kritikuar shpenzimet e tepërta të partive të tjera.

Por, kryetari i kësaj partie në Prizren, Mytaher Haskuka po e nxjerr të vërtetën e kësaj partie,shkruan indeksonline.

Kabineti i Kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka është furnizuar me një laptop të ri.

E kjo blerje buxhetit të Komunës po i kushton afër 1 mijë euro. Në një kontratë mes komunës dhe një mob-shop në Prizren bëhet e ditur se një laptop i ka kushtuar 970 euro.

Në përshkrimin e shkurtër të kontratës thuhet “Furnizim me një laptop për kabinetin e kryetarit”.

Për këtë tender janë paraqitur tre operatorë ekonomik, ku “INTERSOFT“ e ka fituar tenderin.

Nuk është hera e parë që kjo komunë blenë laptop në vlerë të tillë. Ndërsa vetëm para një ditë drejtori i Haskukës u kap duke pirë birrë të huaj në vendin e punës.
Shtuar më 29/08/2018, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori