Aksidentohet për vdekje punëtori 19-vjeçar në Durrës

Një punëtor 19-vjeçar është aksidentuar për vdekje gjatë punës në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit.  Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak më parë, ku punëtori fatkeq është tërhequr zvarrë nga vinçi duke mos i dhënë asnjë shans për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit, është aksidentuar në punë shtetasi R. G., 19 vjeç, punëtor ngarkim-shkarkimi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave./albeu.com


Shtuar 15.04.2022 15:06