Hashim Thaçi zvarrit emërimin e anëtarëve të KQZ-së
Në një konferencë për media të Lëvizjes Vetëvendosje është folur rreth procesit të zvarritjes së emërimit të anëtarëve të KQZ-së.

Deputeti Sami Kurteshi ka thënë se kjo është përgjegjësi e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti po e bënë këtë ikje nga obligimet kushtetuese. Synimi i tij është privatizimi i plotë i shtetit. Në vend se të merret me obligimet kushtetuese, ai merret me shpifje, trillime, kërcënime e likuidime të kundërshtarëve të tij politikë. Ai e ka kapur sistemin e drejtësisë. Sot nuk kemi asnjë prokuror ose gjyqtar që mund ta fus në burg për shpifjet e tij të fundit që i ka bërë në media.

Këto veprime kriminale të Hashim Thaçit janë për t’i ikur përgjegjësisë së ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e zi, përpjekja për krijimin e ‘Zajednicës’, bisedimet e fshehta me Serbinë, deportimin e shtetasve turq”, ka thënë Kurteshi, raporton "Koha Ditore".

Ndërkaq, Adnan Rrustemi ka deklaruar se Presidenca e kishte arsyetuar mos-emërimin e anëtarëve të bordit me shpalljen e zgjedhjeve.

“Edhe pse po bëhen 3 muaj nga certifikimi i zgjedhjeve lokale, anëtarët e KQZ-së kanë mbetur pa mandat. Krejt çka ka bërë presidenti është një shkresë drejtuar kryetarit të Kuvendit. Por, ju përket subjekteve politike të bëjnë emërimet e jo kryetarit të Kuvendit. Presidenti duhet të kërkojë nga 3 grupet parlamentare që të bëjnë propozimet. Vetëvendosje do të bëjë nominimin e 2 anëtarëve të KQZ-së”, ka thënë Rrustemi.
Shtuar më 04/04/2018, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori