Hashim Thaçi vizitë zyrtare në Serbi
Mediat serbe në faqet e para të tyre kanë vënë lajmin se zëvendëskryeministri dhe ministri jashtëm Hashim Thaçi mund ta vizitoj Beogradin në fund të prillit, raporton Gazeta Express. Kjo është një vizitë që pritet të bëhet pas asaj të homologut të tij Dacic në Prishtinë në konferencën e Ballkanit perëndimor.

Sipas gazetës BE po ndihmon organizimin e një vizitë te mundshme te Thaçit Beogradit, e para e tij ndonjëherë ne kryeqytetin serbe. Po ashtu mësojmë se kjo vizitë tashmë ka sjellë kokëçarje shtetit serb i cili duhet të organizojë 4,000 policë për garantimin e sigurisë.

Thaçi mbetet fytyrë e urryer në opinion serb, por burimet njoftojnë se vizita e tij do të ndihmonte shtensionimin e situatës midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të ndihmonte dialogun.

Në anën tjetër, burimet pranë liderit të dikurshëm të UCK konfirmojnë se Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në konference ku pritet të jenë edhe ministrat e jashtëm Poposki dhe Daiç si dhe zyrtarë të tjerë të lartë evropiane. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori