Hashim Thaçi vizitë komunave të rajonit të Dukagjinit
Kryeministrii, gjatë vizitës që u bëri katër komunave të rajonit të Dukagjinit, vlerësoi lartë angazhimin e autoriteteve komunale dhe solidaritetin e qytetarëve për të përballuar me sukses këtë gjendje. Po ashtu, kryeministri Thaçi tha se të gjithë mekanizmat institucionalë qendror dhe lokalë janë në koordinim të plotë për ta përballuar këtë gjendje.

Kryeministri Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Mimoza Kusari – Lila si dhe ministri i FSK-së, Agim Çeku, ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka vizituar Gjakovën, Junikun, Deçanin dhe Pejën.

Ndalesën e parë, kryeministri Thaçi e bëri në Gjakovë, ku është pritur nga kryetari Pal Lekaj, i cili e informojë kryeministrin për gjendjen aktuale pas reshjeve të mëdha që kanë përfshinë këto ditë Komunën e Gjakovës. Me këtë rast, kryeministri Thaçi sigurojë kryetarin Lekaj se Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofroj gjithë mbështetjen për tejkalimin e kësaj gjendje.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdon të mbetet afër autoriteteve komunale, me ndihmat që janë të nevojshme dhe të domosdoshme, me prezencën e vazhdueshme të FSK-së, me ndihmën edhe të policisë dhe të njësive të zjarrfikësve por edhe me mjetet e nevojshme financiare të nevojshme dhe të kërkuara prej autoreve komunale, për tejkalimin e situatës. Ne do të jemi në një bashkëpunim të ngushtë edhe me KFOR-in, dhe besoj se edhe me ndihmën e Zotit, do ta kalojmë këtë bashkërisht” theksoi kryeministri Thaçi, raportojnë mediat kosovare.

Kryeministri po ashtu potencoi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të pasur angazhim shtesë në rast të vërshimeve të ndryshme, të cilat mund të ndodhin me fillimin e shkrirjes së borës.
Shtuar më 13/02/2012, ora 21:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori