Hashim Thaçi uron Pashkët
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, uron që festa e Pashkëve të kalojë me lumturi, shëndet dhe me dashuri.

Përmes një publikimi në rrjetin social "Facebook", Thaçi uron komunitetin katolik në Kosovë dhe në të gjitha trevat shqiptare si dhe Ipeshkvin Dodë Gjergji.

“Uroj po ashtu komunitetin e vogël hebraik të Kosovës dhe kryetarin e komunitetit hebraik Votim Demiri për javën e shenjtë të Passover. Diversiteti fetar në Kosovë është një begati që na forcon shumë si shoqëri, komb dhe shtet”, shkruan Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori