Temperaturat përvëluese/ Paralajmërim nga IGJEUM: Këto dy qarqe rrezikojnë më së shumti nga zjarret

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar hartën ku shpjegohet se cilat zona janë të rrezikuara nga zjarri.

Sipas IGJEUM ka një nivel të lartë rreziku për zjarr në qarkun e Fierit dhe atë të Beratit.

Sot pasdite (e enjte, dt.20) dhe nesër (e premte, dt.21) pritet nivel rreziku “i larte” në qarkun Fier dhe Berat ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “i moderuar” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa prej këtyre qarqeve pritet rrezik “i larte” vetëm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: Durrës (L), Elbasan (P), Kukës (VL), Lezhë (VP), Shkodër (VP), Tiranë (P) dhe Vlorë (VL dhe J).

Rreziku pritet tё jetё mё i lartё gjatё ditёs sё nesërme.

Sot pasdite (e enjte, dt.20) dhe nesër (e premte, dt.21) nuk priten reshje në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 36 °C
në vendet e ulëta: 23 / 40 °C
në vendet malore: 17 / 35 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt.20) dhe nesër (e premte, dt.21) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.