Sekretari organizativ i AAK-së,
Blerim Kuçi është shprehur se blloku duhet ta formojë qeverinë e re.
Sipas tij, derisa VLAN-i e ka shumicën parlamentare në
Kuvend, atëherë e ka të drejtën të ngrejë institucionet e vendit.
"PDK-ja duhet ta dijë se zgjidhja është tek blloku. E gjithë PDK-ja duhet të shkojë në shtëpi, pasi nuk e ka shumicën në
Kuvend", tha Kuçi.
Blerim Kuçi theksoi se Ramush Haradinaj do ti vërë binarët shtetit të Kosovës./albeu.com/
Shtuar më 06/11/2014,
ora 09:41