Hashim Thaçi takon ambasadoren e Gjermanisë
Pëlqej
Kryeministri Hashim Thaçi ka takuar sot në zyrën e tij ambasadoren e re të Gjermanisë, Angelika Viets.

Në takim u fol rreth bashkëpunimit të mundshëm mes të dyja shteteve.

Thaçi ka shprehur falenderimin e tij për qeverinë gjermane, lidhur me kujdesin që ka treguar për integrimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit.

“Diplomacia gjermane është treguar parimore dhe pragmatike në mbështetjen për tejkalimin e sfidave në Ballkanin Perëndimor, ndërsa investitorët gjermanë i kanë dhënë shpresë ringjalljes së ekonomisë në shtetet tona, sepse ata tashmë janë të bindur se stabiliteti i krijuar në rajon është plotësisht i qëndrueshëm”, tha Thaçi.

Ndërsa, ambasadorja gjermane tha se Gjermania do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës, që ajo të përmbushë aspiratat e saj. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori