"Duda style", Thaçi "qëllon" gazetarin (VIDEO)
Pëlqej
Pas takimit që ka pasur në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është kthyer në Kosovë për të vazhduar fushatën. Ai vizitoi Drenasin, Skenderajn, Malishevën dhe Rahovecin.

Në një rast ai është pyetur nga gazetari i KTV-së nëse po takon vetëm arsimtarët e PDK-së. Përveç përgjigjes se arsimtarët janë të tërë Kosovës, dhe jo vetëm të PDK-së, gazetari ka marrë edhe një “shuplakë të ëmbël" në qafë, siç edhe mund ta shihni në këto pamje.

Sigurisht se nuk mund të pretendohet se ajo ishte e qëllimshme. Por, gazetari vetë e ka komentuar duke thënë se “ku ma ka dhez fort a”, e që ka zgjuar të qeshura edhe te kolegët tjerë të tij.

Veprimi i Thaçit nga persona të cilët e kanë vendos videon në YouTube është krahasuar me veprimin që ka bërë nxënësja nga Mitrovica, Duda, e cila rrahu me shpulla shoqen e saj. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori