Hashim Thaçi priti sot presidentin kroat, Ivo Josipoviç
Kryeministri i Repubikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviç, me të cilin bisedoi për aktualitetin politik në Kosovë dhe rajon.

Kryeministri Thaçi gjatë takimit të sotëm e njoftoi presidentin Josipoviç për progresin që ka shënuar shteti Kosovës dhe hapat që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës në përmbushjen e kritereve për fillimin e negociatave për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimiit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipovic falënderoi kryeministrin Thaçi për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe theksoi se Republika e Kroacisë do të vazhdojë ta ndihmojë shtetin e Kosovës në procesin e konsolidimit të mëtejmë, posaçërisht në rrugën e integrimeve evropiane. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori