Hashim Thaçi niset për Berlin
Pëlqej
Kryeministri Hashim Thaçi ka shkruar një status, ku thotë se sot po niset për në Berlin, për të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor.

"Sot po nisem për në Berlin për të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Kancelarja Merkel me pikënisje shënimin e përvjetorin e njëqindtë të Luftës së Parë Botërore. Përqëndrimi ynë është në ekonomi dhe Qeveria e Kosovës e ka në fokus të prezantimeve dhe bisedave krijimin e vendeve të reja të punës dhe investimet gjermane. Do të jetë mundësi e jashtëzakonshme që së bashku me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor të diskutojmë për të sotmen dhe ardhmen e përbashkët, e cila varet në tërësi nga realizimi i vizionit dhe objektivit tonë për t'u bërë pjesë e familjes europiane, BE-së dhe NATO-s. Shtetet tona respektive mbajnë barrën kryesore dhe varësisht nga efikasiteti i reformave përmbajtësore e sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit. Kjo përcakton edhe dinamikën e anëtarësimit tonë në BE. HTH", ka sqaruar Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori