Hashim Thaçi në Srebrenicë
Shumë liderë botërorë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë qëndrore që do të mbahet në Srebrenicë, për të përkujtuar mbi 8000 mijë bura që u vranë në masakrën e vitit 1995, e cila llogaritet si më e rënda pas luftës së dytë botërore.

Në këtë ngjarje nuk do të mungojë as Kosova. Burime të Radio Televizioni Dukagjini, kanë bërë të ditur se në Srebrenicë vendin tonë do ta përfaqësojë Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi. Ky i fundit ka përgatitur të gjithë dokumentacionin përkatëse, ndërsa me 11 korrik do të jetë në këtë ceremoni krahas shumë personaliteteve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

"Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, do të shkoi në Srebrenicë ne emër të Kosovës. Ftesa ka ardhur dhe ajo është pranuar", ka thënë burimi.

Ndërkohë teksa Srebrenica po bënë përgatitjet e fundit për të përkujtuar viktimat, Këshilli i Sigurimit ka dështuar të nxjerr një rezolutë e cila dënon masakrën e vitit 1995 dhe e quan gjenocid. Votimi i kësaj rezolute ka dështuar për shkak të vetos që ka përdor Rusia.

Ndërkohë më 7 korrik, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se ai do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në Srebrenicë më 11 korrik, pasi mori garancën se asnjë rezolutë sipas tij "poshtëruese" për Serbinë dhe Republikën Serbe në Bosnje nuk do të miratohet. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2015, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori