Hashim Thaçi, ndër kryeministrat më të pasur në rajon
Pëlqej
Kryeministri Hashim Thaçi rezulton të jetë kryeministri i tretë më i paguar në rajon.

Shefi i qeverisë së Kosovës merr për një muaj një pagë prej 1.443 eurosh.

Paga më të larta se Thaçi kanë vetëm kryeministri i Sllovenisë dhe ai i Kroacisë.

Ndërsa, sa i përket pasurisë në total, Hashim Thaçi po ashtu është i pasur në krahasim me krerët e tjerë qeveritarë rajonalë.

Ai ka një shtëpi vlerësuar me shumën e 220 mijë eurove, tokë bujqësore e vlerësuar me 180 mijë euro si dhe një shtëpi në fshat e vleresuar 80 mijë euro.

Ndërsa, ka edhe një makinë "Passat" që kap vlerën e 13 mijë eurove.

Ndërsa, nuk ka para të gatshme shumë, por vetëm 9 mijë euro./albeu.com/

Shtuar më 26/08/2014, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori