Hashim Thaçi, liderëve partiakë: Ngrihuni mbi interesa personale
Pëlqej
Kryeministri Hashim Thaçi ka hedhur një shënim në Facebookun e tij, fill pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e njohu PDK-në si subjektin politik më të madh dhe i dha të drejtë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Ai iu është drejtuar liderëve të partive që kanë lidhur koalicion, që të mos shohin vetëm interesa personale, por interesat e shtetit të Kosovës.

"Tani le të punojmë bashkarisht për të implementuar rezultatin e zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit.
PDK si fituese e këtyre zgjedhjeve do të punojë me vullnetin gjeneroz dhe frymën mirëkuptuese me spektrin politik kosovar. Sot është momenti që secili lider dhe secila parti të ngrihet mbi interesat e ngushta në interes të shtetit dhe gjithë shoqërisë. Të ndërtojmë pa humbur kohë institucione të qëndrueshme me bazë sa më të gjerë. Publikimi i vendimit të sotshëm të Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar qartë se si duhet të vijojë procesi i ndërtimit të institucioneve në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. HTH", ka shkruar Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori