Thaçi konfirmon vizitën në Serbi
Hashim Thaçi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në konferencën për integrime evropiane që do të organizohet në Beograd mes datës 23 dhe 25 prill, raporton b92. Lajmi për konfirmimin e vizitës së ministrit Thaçi është bërë nga organizata jo qeveritare Komiteti për Arsimim të të rinjve, e cila është drejtuese e kësaj konference me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ftesa që iu është bërë Hashim Thaçit së fundmi nga kjo organizatë, ka nxitur reagime të shumta në opinionin serb. Ku Ivica Daçiq, Ministër i Jashtëm i Serbisë ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka çfarë kërkon në Serbi, ndërkaq ka pasur zëra edhe të llojit se ai duhet të arrestohet me rastin e vizitës së tij në Beograd.

Ndërkohë duket se Hashim Thaçi është i vendosur që ti injorojë këto zëra duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij në cilësinë e Ministrit të Jashtëm të Kosovës në këtë konferencë. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori