Hashim Thaçi kërkon marrëveshje me bllokun
Kryeministri Hashim Thaçi iu ka kërkuar subjekteve të tjera politike në vend që të ulen së bashku në tryezë dhe të nënshkruajnë një marrëveshje për krijimin e institucioneve.

Thaçi ka theksuar se qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë.

Këto komente Thaçi i bëri pas takimit që delegacioni i PDK-së zhvilloi në Presidencë me Presidenten Atifete Jahjaga.

“Ishte një takim jashtëzakonisht korrekt, i inicuar nga Presidentja Jahjaga me zotimin dhe përkushtimin e saj për të lehtësuar arritjen e një marrëveshjeje për ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit”, tha Thaçi.

Hashim Thaçi në fund të fjalës tha se fton të gjithë spektrin politik të reflektojë dhe në të mirë të Republikës së Kosovës të arrihet një marrëveshje, për hir të vullnetit të qytetarëve./albeu.com/
Shtuar më 07/10/2014, ora 14:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori