Kush janë dy të rinjtë që u plagosën aksidentalisht në Elbasan

Adenour Dilaver Konaxhiu 21 vjeç dhe Ledio Saraçi 22 vjeç janë dy të plagosurit e sotëm si pasojë e sulmit të Lefter Zhidru, 71 vjeç ndaj policisë së Elbasanit.

Fatmirësisht të dy të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën, të plagosur lehtë tek gjymtyrët.

Ngjarja e rëndë në lagjen “11 Nëntori” po vijon të trondisë qytetin, pasi i moshuari është futur në banesë dhe vazhdon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Ndërkohë FNSH dhe të RENEA ndodhen në vendngjarje për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.


Shtuar 24.09.2020 12:38