Hashim Thaçi dorëzohet, tërheq propozimin e tij për Ushtrinë e Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një konference për medie për transformimin e FSK-së, ka thënë se i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit dhe qeverisë për tërheqjen e këtij propozimi.

Thaçi ka thënë se këtë iniciativë ligjore për transformimin e FSK-së e ka ndërmarrë pasi sipas tij ishin shterur të gjitha mundësitë tjera për themelimin e ushtrisë me anë të Kushtetutës.

Presidenti i Kosovës ka thënë gjithashtu se përfaqësuesit e Listës Srpska për gjashtë muaj me radhë kanë bojkotuar Kuvendin prandaj dhe kjo gjë e ka bërë të pamundur sigurimin e përkrahjes dhe përfshirjes së tyre në procesin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. /albeu.com/

Shtuar më 07/04/2017, ora 10:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori