Hashim Thaçi beson se do të jetë kryeministri i ardhshëm
Pëlqej
Hashim Thaçi beson se ai do të jetë kryeministri i Kosovës dhe se ai do të udhëheqë qeverinë e ardhshme, pavarësisht se vendi ka hyrë në një krizë politike dhe PDK-ja nuk i ka 61 deputetët në Kuvend.

Sido të jetë, kryeministri aktual ka shkruar në Facebook-un e tij lidhur me projektet e së ardhmes në transparencë të qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar për të anëtarësuar vendin në nismën ndërkombëtare të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) dhe tani jemi duke aprovuar Planin e Veprimit për të lehtësuar qasjen në informata. Si standarde të rëndësishme europiane, transparenca dhe llogaridhënia do të jenë themelet e qeverisjes së ardhshme", shkruan Thaçi.

Hashim Thaçi shkruan më tej se si kreu i qeverisë do të punojë çdo ditë e më shumë për mirëqënien e qytetarëve dhe për një standard më të lartë të demokracisë në vend. /albeu.com/

Shtuar më 28/09/2014, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori