Hashim Thaçi beson akoma te Misioni i Ri
Pëlqej
Kryeministri Hashim Thaçi tha se formimi i institucioneve të reja duhet të bëhet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Gjatë ceremonisë së inagurimit të rrugës nga Deçani për në Plavë, Thaçi iu përgjigj gazetarëve se nuk duhet të prishet hijeshia e ndërtimit të kësaj rruge me pyetje që kanë të bëjnë me krizën politike.

“Sa i perket krizes, ne duhet ta respektojmë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. I gjithë spektri politik duhet të reflektojë në interes të vendit. Ne kemi dhënë një shembull të mirë të organizimit te drejte dhe demokratik si spektër politik”, tha Thaçi.

Hashim Thaçi ka shtuar se qytetarët e Kosovës e zgjodhën PDK-në dhe se në përputhje me vullnetin e tyre do të nisë rrugëtimi për vizionin e Misionit të Ri. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2014, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori