E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Hasani: Po kërkojnë të bëjmë vetëvrasje me dorën tonë
Nait Hasani
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është shprehur në senacën e sotme parlamentare se, teksa kujtohet masakra e Srebrenicë dhe masakrat e tjera në Kosovë të kryera nga Serbia, Qeveria dhe ndërkombëtaret bëjnë kërkesa që të miratohet Gjykata Speciale.

Ai ka kujtuar masakrën e Burgut të Dubravës, duke thënë se askush nuk u dënua për këtë krim.

Hasani u shpreh se ndërkombëtarët kanë patur pushtet abosulut në Kosovë prej 15 vjetësh dhe pavarësisht kësaj Kosova sërish i kishte miq.

Këta miq, sipas tij, nuk kanë sjellë drejtësi por përkundrazi arrestoi ish-pjesëtarët e UÇK-së, duke i dërguar në Hagë, ku pas disa viteve lirohen në mungesë të provave dhe askush nuk jep dëmshpërblim dhe nuk u kërkon falje.

"Ata kërkojnë që të bëjmë vetëvrasje me dorën tonë dhe edhe njëherë kërkoj që mos të themelohet Gjykata Speciale", ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2015, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori