Harta pas shpinës së Erdoganit acaron keq Athinën
Athina i ka dërguar një mesazh të ashpër Ankarasë, pas shfaqjes së një harte që tregon ujërat territoriale të Turqisë që shtrihen përtej Egjeut.

Presidenti Erdogan u shfaq në një konferencë përpara kësaj harte, ndërsa ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias tha për Alpha se kjo është një “frenim i marrëdhënieve”.

Ai tha se Turqia mund të vazhdojë me problemet e rajonit, por Greqia nuk ka ndërmend t’i përgjigjet.

“Kufijte e shteteve nuk përcaktohen nga çfarëdo harte që disa ministri vendosin të hartojnë, por në bazë të ligjit ndërkombëtar”, tha Dendias duke iu referuar fotos së Erdoganit në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Stamboll.

Ai shtoi se mendimet e Turqisë i përkasin një “pakice”.

“E drejta ndërkombëtare nuk mund të shkelet nga marifetet e marrëdhënieve me publikun, “tha ai.

Harta ku u shfaq Erdogan tregon kufijtë detarë të Turqisë që shtrihen përgjatë ishujve grekë të Egjeut lindor dhe juglindor deri në Ciklad, dhe titullohet “Turqia, Atdheu Blu”, që tregon një zonë 462,000 km katrorë që Ankaraja pretendon se është e saja.
Shtuar më 03/09/2019, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori