Ibrahimovic nuk ka të ndalur, rinovon kontratën përsëri me Milan-in

Zlatan Ibrahimovic duket se nuk ka ndërmend të heq dorë nga Milan apo nga futbolli i luajtur.

Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, Milan ka mundur t’i zgjasë kontratën suedezit edhe për një sezon tjetër.

40-vjeçari nuk dëshiron të largohet ende nga futbolli, edhe pse vet e ka kuptuar disa herë dhe e ka thënë se fiziku nuk është më i njejti.

Zlatan Ibrahimovic, siç ishte planifikuar, ka nënshkruar rinovimin e kontratës me Milanin deri më 30 qershor 2023.

Suedezi do të marrë një pagë prej 1-1.5 milionë plus bonuse në lidhje me paraqitjet dhe golat. Njoftimi zyrtar pritet në orët në vijim./h.ll/albeu.com


Shtuar 18.07.2022 13:35