Hardinaj dje në protestë kundër Mustafës, sot bashkë në kafe
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, një ndër iniciatorët e protestës së djeshme të opozitës me sloganin "Kundër kapjes së shtetit", sot është parë në kafe me kryeministrin Isa Mustafa.

Ky është një takim i cili është regjistruar nga kameramani i KosovaPress-it, një takim i zhvilluar në hollin e njërit prej hoteleve në Prishtinë dhe si duket Haradinaj ishte ai që ishte ftuar nga Isa Mustafa.

Në momentin që ka parë kamerat komenti i Haradinaj ka qenë, "Pse nuk u fshehshit diku se këtu na shohin krejt".

Ndërkohë që punëtorët e kabinetit të kryeministrit kanë tentuar të tërheqin vëmendjen e gazetarëve dhe të kameramanëve duke thënë se ky takim nuk është asgjë përveç një kafe, dhe me ndihmën e rojeve të sigurimitsigurimitkryeministrit arritën të largonin dhe të shtynin kameramanët dhe gazetarët. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2015, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori