Haraqija i kërkon Isa Mustafës koalicion me PDK-në
Pëlqej
Ish ministri i Kulturës Astrit Haraqija, i kërkon Isa Mustafës koalicion me PDK-në. Përmes një portimi në Facebook, Haraqija thotë se filozofia rugoviste në prej karakteristikave kryesore e ka institucionalizimin dhe respektin për institucionet e shtetit.

Më poshtë lexojeni të plotë postimin e Astrit Haraqisë në Facebook:

“z.Mustafa , qe kjo eshte rruga e dyte.....
Rugovizmi nje prej karakteristikave kryesore e ka institucionalizmin dhe respektin per institucionet e shtetit. Eshte e habitshme se si zyrtar te larte te LDK-se, tentojne qe te anashkalojne vendimet e Gjykates Kushtetuese duke provuar me cdo kusht jetesimin e endrrave te LAN-it.

Dua t''''ju rikujtoj se vet presidenti Rugova per respekt ndaj Kornizes Kushtetutes , gjate procedures te perzgjedhjes se tij si president, kishte dhene doreheqje nga kreu i LDK-se. LDK-ja nuk guxon qe te bie pre e interesave te nje apo dy individeve, qe per lakmine ne poste te larta shtetetore, jo vetem qe po e shkaterrojne nga brenda LDK-ne por po e rrezikojne shkaterrimin e institucioneve te shtetit.

Per me shume, eshte koha e fundit qe LDK-ja te mos vazhdoj te leshoj pe, duke emeruar kryeministra te cilet as perafersisht nuk i kane votat per t''''i emeruar ne kete post, edhe mos te harrojmë se ne kohen e Presidentit RUGOVA , LDK ja ka pasur 47 deputet dhe ju z.Mustafa keni rezultat krejt tjeter me PRESDENTIN , por te marr vet timonin e shtetit.

LDK-ja dy here si parti me e madhe ne ate kohe, ka pranuar kryeministra nga partite tjera dhe njehere si parti e dyte, kryeminister nga rradhet e PDK-se. Ne situaten e krijuar, LDK-ja e ka per detyre ndaj votesve te vet dhe qytetareve te Kosoves qe te marr drejtimin e shtetit, duke kerkuar postin e kryeministrit, qofte brenda bllokut, qofte ne negociata me PDK-ne.

Marreveshja e ngutshme me bllokun nuk mund te jete me "e shenjte" se ardhmeria e LDK-se dhe e shtetit te Kosoves.

Pavaresisht deklaratave refuzuese se kurre me PDK-ne, eshte me mire qe te negociohet edhe 100 dite me PDK po te kete nevoje dhe te arrihet nje marreveshje me LDK-ne ne udheheqje te shtetit, se sa qofte edhe nje dite te negociohet me Listen Srpska e cila detyre primare e ka shkaterrimin e shtetit tone nga brenda.

Dhe te kerkoj publikishte o merre pergjegjesi ose lesho rruge se ka mjafte njerze brenda LDK se , qe e kryjine kete detyre. Me sinqeritet Astrit Haraqija” ka shkruar HaraqijaFacebook.
Shtuar më 30/08/2014, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori