E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Haraqija del kundër Lutfi Hazirit
Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, ka thënë se nuk mendon që Isa Mustafa do të jetë kandidat i ardhshëm për kryetar të LDK-së.

Ai këto komente i bëri në emisionin Zona B, duke shtuar se në kohën e Rugovës, LDK-ja asnjëherë nuk iu ka ikur përgjegjësive parlamentare.

“Unë nuk mendoj se Isa Mustafa do të jetë kandidat i ardhshëm për kryetar të LDK-së. Ndërsa nuk mund të vijë dikush prej rrugës dhe të bëhet brenda natës kryetar i LDK-së”.

“Nuk është korrekt që Sabri Hamiti mos me qenë sot deputet në parlament sepse ai është akademik, kjo është e turpshme. Unë nuk pajtohem me përjashtimin e politikanëve të vjetër sepse ata janë investim dhe ata njerëz nuk mund të hidhen poshtë”.

LDK-ja asnjëherë nuk ka ikur nga parlamenti. Ka pasur raste kur i kemi fituar 60 për qind të votave dhe postin e Kryeministrit ia kemi dorëzuar Bajram Rexhepit. Mirëpo kjo që po ndodhë sot nuk është frymë Rugoviane”.

“Agim Veliu është ndër njerëzit më të fuqishëm brenda LDK-së. Kësaj partie i duhet një njeri i cili kryen punë më shumë në terren se sa që del nëpër media”.

“Presidenti Rugova thoshte se LDK-ja duhet të jetë e familjarizuar. Ata duhet takuar së paku një herë në javë dhe unë tani nuk i shoh ata duke e bërë këtë”.

“Kryetari i LDK-së duhet të jetë dikush që e njeh strukturën. Lutfi Haziri, Fatmir Sejdiu, Agim Veliu dhe Kujtim Shala e dinë se çka kërkon elektorati. Këto katër figura e dinë si duhet krijuar një koncept ku bashkohen të gjithë strukturat”.

“Nëse flasim për frymën Rugoviane, atëherë unë mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet bashkuar. Presidenti Rugova thoshte shumë shpesh se duhet zgjedhur njerëz ekzekutues”.

“Lufti Haziri vetëm në situata të jashtëzakonshme mund të depërtojë sepse ai nuk është një person që mund t’i shkojë deri në fund”.

“Gabimi më i madh i LDK-së ka qenë kur Fatmir Sejdiu e dëgjoi vetëm rrethin e vet por i injoroi zërat e tjerë”.

“Gjithashtu ka pasur raste kur edhe Isa Mustafa ka akuzuar oponentët politik për SHIK-un, dhe më pas ka hyrë në koalicion me ta. Unë mendoj se ka kaluar koha e akuzave dhe tani duhet shikuar përpara”.
Shtuar më 19/03/2019, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori