Rama përgjigjet pse i është përmendur 14 herë emri në dosjen McGonigal: Ku është krimi të darkosh me shefin e FBI-së

Rama po përgjigjet në Kuvend se pse është përmendur emri i tij 14 herë në dosjen e hetimit ndaj ish-agjenti të FBI-së, McGonigal.

Duke thënë me ironi se është i bindur që opozita do të fitojë bindshëm në zgjedhjet lokale të 14 majit, Rama tha se synimi i tij është të pastrojë politikën e pistë dhe të mjerë që mban mbërthyer vendin.

Edi Rama: “Ndihem fajtor që nuk kam bërë dot atë që duhet kundër mjerimit të thellë të politikës në vendin tonë. Ku gëlon gomarllëku, pisllëku, shejtanllëku. Kjo nuk është politika. Profesioni i saj më i degraduar. Politika është diçka krejt tjetër, e lartë dhe e dobishme për njerëzit. Për të bërë ndryshime që njeriu nuk i bën dot i vetëm.

Përtej fushatave elektorale, zor se do t’ua bëj këtë përballje se do të jem i angazhguar në kurimin e virusit në politikë”. Pas kësaj, kryeministri iu rikthyer çështjes McGonigal, ku pranoi takimet me ish-shefin e inteligjencës në FBI-së, por pyet se “ku është krimi dhe kompromentimi këtu”. “Përsëritet ditë e natë që Kryeministri është përmendur 14 herë në aktakuzë. Dorjan Duçka ishte këshilltar i Jashtëm pranë meje në ato vite. Po kompromentimi në këtë fakt ku është?

Ish-shefi i kundërinteligjencës në New York më ka thënë lidhur me shoqëri ruse që mund të përdorin dhe të tjerë për të hyrë në sektorin stategjik të naftës. Po ku është kompromentimi këtu? Çfarë krimi janë dhuaratat simbolike që shkëlmbehen rëndom kur marrim vizita. Kur isha te zyrat e FBI-së në New York më dhuroi një kapele që e kam akoma. Pas takimit të shtatorit, e kam thënë, kemi pasur një marrëdhënie me shefin e kundërinteligjencës së FBI-së. Ku është krimi? Takimi në Shqipëri/ Po, fakt! Ai është takuar me mua në Shqipëri. Pyetja mbetet, krimi apo kompromentimi ku janë këtu. Shefi i FBI-së nuk ma ka thënë kurrë dhe nuk ia kam kërkuar diçka të tillë. E di kufirin etik mes kryeminstrit dhe zyrtarit të lartë të shteteve të tjera.

E përsëris, ku është kompromentimi këtu?”A është krimi të kesh marrdhënie me shefin e FBI-së? Ku është krimi që unë kam ngrënë darkë me McGonigal? Ku është krimi që unë e kam takuar atë në Shqipëri? Të zezat e tua janë të zezat e te gjithëve. Jo vetëm që s’keni pikën e respektit për ata që ju dëgjojnë. Je i mbytur që mbyt. Jeni 2 muaj që kërkoni ku je, ku je. Në një nga takimet McGonigal më tha që të kem kujdes në lidhje me paratë ruse që futen në Shqipëri. Po të kisha më shumë informacion për paratë ruse në PD s’do i fshija.”

Sot po mbahet në Kuvendin e Shqipërisë senaca plenare me focus mocionin me debat të kërkuar nga opozita   në lidhje me përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në dosjen e ish-agjenti të FBI-së McGonigal.

Seanca nisi me një minutë heshtje  për viktimat e krimit makabër që u vraën dje në Tiranë nga Dan Hutra.

Senaca e sotme do të jetë një seancë maratonë, pasi në disopzicion janë plot 24 orë për mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit është akuzuar vazhdimisht nga opozita për lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI, teksa për disa seanca plenare nuk ka qenë i pranishëm.

Sot  u rikthye n ë Kuvend edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe një grup i deputetëve të opozitës, të  cilëve u ka përfunduar afati i përjashtimit gjatë seancave të kaluara pas tensioneve dhe debateve të forta.

Kujtojmë që në javët e kaluara Partia Demokratike ka protestuar jashtë Kuvendit, me një pjesë të deputetëve të përjashtuar.

Ndërkohë Kuvendi është shoqëruar me tensione dhe mazhoranca ka vijuar votimin e ligjeve, për të cilat opozita bën thirrje të anulohen, pasi procesi është kryer në parregullsi, me mungesa të deputetëve.

/albeu.com/