“Është rritur besueshmëria te policia e shtetit”, Çuçi bën bilancin vjetor: Në 2022 më pak vrasje dhe vjedhje

Gjatë vitti 2023 do të ketë 7.6 herë më shumë investime nga buxhetini shtetit në teknologji për policinë e shtetit, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi gjatë prezantimit të arritjevetë vitit që lamë pas dhe objketivavve të 2023-it.

Çuçi tha se nisur nga sulmet kiberentike që Shqipëria ka pësuar që prej vitit të kaluar, qeveria do të rrisë mbrojtjen kibernetike.

Ne kemi bërë të mundur që në vitin 2023 të kemi 7.6 herë investimet në fushën e teknologjike për policinë e shtetit. Vetëm nga burimet e policisë së shtetit, pa përfshirë financimet që pritet dhe na janë premtuar nga partnerët tanë. Që do të jenë kryesisht për fushën kibernetike. Ne po punojmë për ngritjen e një agjencie kombëtare për mbrojtjen kibernetike. Këto i kemi parashikuar të gjitha si investime për vitin 2023. Do të jemi një nga vendet me infrastrukturën më të mirë për mbrojtjen kibernetike”, tha ministri.

Më tej Çuçi bëri bilancin e punës së policisë gjatë 2022, ndërsa theksoi se është rritur besueshmëria te policia e shtetit.

Çuçi tha se gjatë 2022 janë bërë më pak vrasje dhe vjedhje, në krahasim me vitin 2013 kur PS mori qeverinë.

Ministri deklaroi se krahasimi i shifrave, flet për një situatë, sipas tij si nata me ditën.

“Në 2022 kemi pasur 43 vrasje me dashje, shifër rekord. Por vitit 2022 ka qenë viti më me pak vrasje në Shqipëri. 107 ishin kur ne morëm qeverisjen. Viktimat nga vrasjet me dashje, 49 krahasuar me 124 kur ne morëm qeverinë. Vjedhje me armë, 11 në 2022. 96 kemi pasur në 2013-ën. Rreth 2057 aksidente rrugore në 2013, rreth 1165 në 2022. Në 2013 ka pasur vetëm 165 mijë telefonata porn ë 2022 pati mbi 1 mln telefonata. Është shtuar besueshmëria te policia e shtetit. Asete te konfiskuara sipas ligjit antimafia: 747 mijë euro në 2013, mbi 20 mln euro në 2022”, tha Çuçi.

/Albeu.com/