Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, po konsideron se një deklaratë e fundit e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, është
atak i hapur ndaj
Kosovës dhe paqes në vend.
Ai ka shtuar se do të ndërmarrë çdo veprim kushtetues e ligjor për të ruajtur integritetin
territorial të
Kosovës.
Ky është reagimi i plotë i Haradinajt:
Deklaratat e fundit kërcenuese, agresive dhe luftënxitëse të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, të dhëna dje me datë 7 shkurt 2019 në qytetin e Vranjës, Serbi, se nuk i njeh kufijtë e
Kosovës, kufijtë ndërkombëtarisht të njohur dhe të pranuar në Jarinjë dhe Bërnjak, janë të papranueshme dhe paraqesin cenim serioz të
sovranitetit dhe
integritetit territorial të
Kosovës.
Këto deklarime janë edhe një
atak i hapur ndaj
sovranitetit dhe
integritetit territorial të
Kosovës, si dhe rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Si kryeministër i Republikës së
Kosovës zotohem se do të ndërmarr të gjitha veprimet kushtetuese dhe ligjore me qëllim të ruajtjes së
sovranitetit dhe
integritetit territorial të
Kosovës, në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe me Kushtetutën e Republikës së
Kosovës.
Shtuar më 08/02/2019,
ora 13:40