Haradinaj zbaton "urdhërat", që nga sot mbledh qeverinë
Duke komentuar mbi qeverinë e sapozgjedhur të Kosovës, raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek është shprehur se Qeveria e re e Kosovës duhet të fillojë trajtimin e problemeve urgjente të Kosovës që nga dita e parë. E megjithatë duket se fjala e saj ka qenë "urdhër" për Haradinajn i cili ka vendosur që ditën e sotme ta mbajë mbledhjen e qeverisë, shkruan albeu.com.


Njoftimi për mbledhjen e së hënës tashmë është bërë publik nga zyra e tij për informim.

“Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 18:00”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Ndryshe, Ramush Haradinaj gjysmë orë para mesditës të së hënës ka pranuar detyrën e kryeministrit nga tashmë ish-kryeministri Isa Mustafa, me një ceremoni solemne. Ndërkaq, në ora 12:00 të së njëjtës ditë, kryeministri i ri kosovar ka pritur në takim ambasadorin amerikan Greg Delawie./albeu.com/
Shtuar më 11/09/2017, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori