Haradinaj: Vuçiçi dhe të gjithë ta dinë se kufiri nuk lëviz
I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj, nga vendlindja e tij Gllogjani iu është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili deklaroi në Munih se nuk dihet se ku janë kufijtë e Kosovës, duke i thënë se e gjithë bota e dinë ku i ka Kosova kufijtë, duke shtuar se ato ruhen edhe nga NATO.

Sipas Haradinaj kufiri është në Qakorr e në Kullë, ndërkaq me Serbinë do të njihen vetëm në kufijtë ekzistues.

“Kufiri është në Qakorr edhe në Kullë, me Serbinë ne duhet të njihemi në kufijtë ekzistues”, tha ai, duke shtuar se këto kufij ruhen nga NATO dhe te të njejtat patrullojnë policitë kufitare të të dy vendeve.

“Qëndrimi i presidentit Vuçiq në Munih se nuk e dinë se ku janë kufijtë, nuk është ashtu, krejt bota e dinë ku janë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, NATO e din, NATO i run ata kufij, ne i ruajmë ata kufinjë, policitë kufitare tonat e të atyne patrullojnë e shihet nëpër ata kufij, nuk do të ketë tjerë në mes të Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Hardadinaj.


Shtuar më 18/02/2019, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori