Nuk kishin numër identifikimi, Kryemadhi nxjerr emrat e efektivëve që dhunuan protestuesit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ditën e sotme u dërgoi një mesazh punonjësve të policisë të cilët u përfshinë në dhunën ndaj protestuesve të Teatrit Kombëtar.

Edhe pse efektivët nuk mbanin një numër identifikues, Kryemdhi ka publikuar emrat e disa prej tyre që dhunuan protestuesit duke i paralajmërar se do ta paguajnë dhunën e ushtruar.

“Të gjithë ata që kanë firmosur atë vendim, kryetarë bashkie, këshilltarë bashkie dhe ata policisë privatë të firmës që do ndërtojë atje do përgjigjen një ditë. Kemi nisur t’i identifikojmë. Kemi identifikuar: Altin Lila, Shef i komisariatit nr. 5. Ai dhunoi gazetarin Alfred Lela. Kemi identifikuar Kastriot Gjokutajn, komandant i forcave speciale të Edi Ramës, Denisa Hima është policja që dhunoi Silva Cakën. Kemi filluar identifikimin e policëve dhe policeve që kanë dhunuar qytetarët. Turp më të madh nuk ka se të preket me dorë një grua e mbuluar me shami. Amarilda Shabani, është një tjetër police e dhunës”,- tha Kryemadhi.


Shtuar 20.05.2020 10:21