Haradinaj: Vetëm me punë dhe votë mund të bëjmë punë më të madhe
Pëlqej
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita Haradinaj, kanë hedhur votën e tyre në shkollën e mesme "Ali Sokoli" në Prishtinë.

"Sot edhe unë kreva obligimin qytetarë. Votuam për asamblenë komunale dhe për kryetar të komunës.

Kosovën e pret një punë e madhe dhe një pjesë të rëndësishme e kryen komunat. Vetëm me punë dhe votë mund të bëjmë punë më të madhe. Votoni sa më shumë", u shpreh kryeministri. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2017, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori