Policia e Tiranës thirrje shoferëve: Kjo zonë ka shumë trafik, evitojeni!

Policia Rrugore e Tiranës:

Për shkak të punimeve, në Unazën e Re ka ngushtim të korsive dhe si pasojë e kësaj ka ngarkesë në qarkullimin e automjeteve nga Astiri në drejtim të pallatit me shigjeta, hyrja për në Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin edhe rrugë të tjera alternative. /albeu.com/

 


Shtuar 15.12.2021 08:30