Haradinaj: Ushtria nuk do bëhet për të kërcënuar
"Ushtrinë nuk po e bëjmë për ta kërcënuar Serbinë dhe askënd tjetër, por është një domosdoshmëri për t’i ndihmuar edhe partnerëve tanë të NATO-s në misione paqeruajtëse, tha kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Çështje të Sigurisë dhe Mbikëqyrje të FSK-së Daut Haradinaj, në emisionin politik “Debat”, me Ridvan Berishën në RTK.

“Kuvendi duhet nesër të nxjerrë rekomandime për t’i dhënë FSK-së atribute ushtarake, për të krijuar një ligj që i mundëson vendit t’i ketë forcat e veta edhe për mbrojtjen dhe ruajtjen e integritetit territorial të shtetit.” tha Haradinaj, për RTK.
Haradinaj theksoi se vendi nuk mund të humbë kohë më shumë sepse sipas tij tashmë Qeveria dhe Kuvendi, kanë marrë sinjale të qarta nga sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe shefi i NATO-s.

“Ushtrinë nuk po e bëjmë për ta kërcënuar Serbinë dhe askënd tjetër, por është një domosdoshmëri për t’i ndihmuar edhe partnerëve tanë të NATO-s në misione paqeruajtëse” tha Haradinaj duke nënvizuar faktin se ushtria assesi nuk paraqet kërcënim për jetën e serbëve në Kosovë.

Deputeti nga AAK, Daut Haradinaj tha se krijmi i Ushtrisë së Kosovës është kapitulli i fundit. Ai tha se nuk ka dilema për krijimin e ushtrisë së Kosovës nga ana e deputeteve, përvec deputetëve të Listës Serbe.

“Kosova s’mund të mbahet pengë për krjimin e ushtrisë nga Lista Serbe”, tha ai duke shtuar se Forcat e Armatosura të Kosovës do të mbesin me të njëjtin emër, përvec se do të ndryshoj misioni që do të jetë forcë ushtarake. “Emri do të mbetet FSK, por do të ndërrojë misioni nga civil në ai ushtarak. Fitues do të jenë të gjithë dhe në këtë cështje nuk do të ketë humbës”, tha Haradinaj në emisionin Debat në RTK.

Ai foli edhe për ndërtimin e murit ilegal në Mitrovicë, i cili u rrëzua një ditë më parë. Haradinaj tha se Kosova duhet të funskionojë si shtet, dhe aplikojë Kushtetutën, edhe në rastin e murit.

“Nëse ka veprime të tilla të paramilitarëve serb brenda territorit të Kosovës, institucionet e sigurisë duhet të intervinojnë menjëherë. Fatkeqësisht ndikimi i Serbisë në veri është rritur dhe Serbia po i materializon serbët në atë pjesë”, tha ai.

Ndërkaq, shfaqi mendimin se dialogu Kosovë-Serbi duhet të ndërpritët. ”Duhet të kërkohet implementimi i marrëveshje dhe për cështjen e dialogut duhet të ketë unitetit brenda Kosovës”, tha ai.

Haradinaj foli edhe për cështjen e shkëmbimit të territorëve, duke thënë se nuk përkrah një ide të tillë. “Nëse dikush hynë në ndarje të territorëve, atëherë do të ketë Shqipëri natyrale. Kosova Lindore pa shkëmbim të territorëve duhet t’i bashkohet Kosovës”, tha ai.

Kryetari i komisionit parlamentar për Punë të Brendshme dhe Çështje të Sigurisë dhe Mbikëqyrje të FSK-së duke e komentuar punën e komisionit për matje të territorit tha se kjo është një nismë pa asnjë rezultat.

Ai shtoi se çështja mund të zgjidhet fare lehtë nëse Qeveria pajtohet për krijimin e një komisioni të përbashkët pozitë dhe opozitë për të rinegociuar sërish marrëveshjen me Malin e Zi.

Zgjidhjet tjera do t’i kundërshtojmë fuqishëm tha Haradinaj duke e paralajmëruar kryeministrin Mustafa të heq dorë nga ky opsion ose le ta provojë këtë version për ta hedhur në votim në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj beson se varianti i tanishëm i demarkacionit nuk do të votohet së pari nga deputetët e mazhorancës.”Gazi nuk ka qenë mjet i mirë nga opozita, por ka qenë mjet për ngritjen e vetdijësimit të deputetëve”, tha ai.

Duke folur për Asociacionin, ai tha se nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe se kjo do të krijonte një mini-autonomi në veri.

Daut Haradinaj tha se zgjidha më e mirë do të ishte shkuarja në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. “Rruga e vetme është shkuarja në zgjedhje të reja”, tha ai në emisionin Debat në RTK. Krejt në fund, ai tha se pret që Ramush haradinaj të kthehet shumë shpejtë në Kosovë./Albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 22:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori