Haradinaj uron Kadarenë: Vepra juaj madhore do t’i mbijetojë shekujt
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një dedikim të veçantë për shkrimtarin e njohur Ismail Kadare me rastin e ditëlindjes së tij të 82-të.

Në mesazhin e tij drejtuar shkrimtarit të njohur, Haradinaj shkruan se krijimet e tij do u mbijetojnë shekujve, njofton Klan Kosova.

"I dashur Ismail Kadare,

Me rastin e ditëlindjes Suaj të 82-të, pranoni urimet e mia të ngrohta për shëndet të mirë.

Dëshiroj që lexuesit t’i japësh ende perla nga arti Yt i madh letrar;
Kurse familjes shumë dashuri e ngrohtësi;
Vepra Juaj madhore do t’i mbijetojë shekujt, kurse fjala Jote e fuqishme në mbështetje të kauzës së lirisë së Kosovës do t’u shërbejë brezave si kujtesë se nuk ishim vetëm.

I dashur Kadare,
Urime datëlindja dhe festofsh edhe shumë të tjera, i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat".
Shtuar më 28/01/2018, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori