Haradinaj: UNMIK duhet të largohet nga Kosova
Pëlqej
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se UNMIK duhet të largohet nga Kosova sepse sipas tij, ky mision nuk ka për çka të rrijë më në vendin tonë.

Këto komente ai i bëri në ligjëratën për transformimin e FSK-së në Ushtri të mbajtur në Univestietin Amerikan të Kosovës kur është pyetur rreth letrës së ambasadores së dorëhequr amerikane në OKB, Nikki Haley dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së ku kërkonte tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova.

Letra ishte më 9 tetor, të njëjtën ditë kur Haley bëri me dije se po largohej nga posti i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara.

Haley deklaroi në letrën e saj se mbështet përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm dhe OKB-së në ruajtjen e paqes në botë.


Shtuar më 22/10/2018, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori