Haradinaj "ultimatum" Brovinës: Thirre Kuvendin
Pëlqej
Lideret e koalicionit LDK-AAK-NISMA jane takuar edhe sot.

Në fjalën e tij, i nominuari për kryeministër nga blloku "opozitar", Ramush Haradinaj është shprehur se Flora Borovina duhet ta mbajë seancën e Kuvendit këtë javë ose në këtë kundërt LAN do ta mbajë vetë seancën.

"Jemi në vazhdën e përcaktimit të detyrave dhe njëra nga këto detyra mund të jetë edhe thirrja e seancës parlamentare. Është në të drejtën tonë dhe do ta thërrasim nëse zonja Brovina nuk e kryen detyrën e vet," ka thënë Haradinaj, raporton Express.

Më tej, Haradinaj shtoi se deklaratat e fundit të Thaçit nuk qëndrojnë dhe se bëhen "për të shkaktuar trubullira".

Ndërsa, edhe Limaj tha se Borovina duhet ta "mbajë sa më parë seancën, në mënyrë që të respektojë vullnetin e shumicës parlamentare". /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori