Haradinaj u jep një premtim mjekëve, a i beson kush?
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim pune me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili. Haradinaj ka thënë se shëndetësia ka qenë tema e parë prioritare si fillim i punës së tyre si Qeveri

“Falënderoj ministrin që e ka marrë me seriozitet këtë punë. Gjendja është ndryshe sot në shëndetësi, personeli mjekësor dhe mjekët në Kosovë janë heronjtë tanë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se çështja e pagave për mjekët dhe personelin mjekësor do të rregullohet.

“U jemi shumë borxh atyre, me ligjin për pagat dhe rishikimin e buxhetit jemi duke shikuar që ta rregullojmë këtë çështje”, u shpreh Haradinaj.


Shtuar më 10/05/2018, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori