Haradinaj u flet malazezëve për ushtrinë, harron demarkacionin?
Kryeministri i RepublikësKosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se askush nuk ka asnjë arsye që t’i frikësohet transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të RepublikësKosovës. E megjithatë ende nuk ka ndonjë deklaratë nëse Haradinaj ka folur për demarkacionin.

Haradinaj gjithashtu ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk e ka kurajën t’iu tregojë popullit serb se jeta e Kosovës nuk është e varur nga Beogradi.

Këto deklarata Haradinaj i ka bërë në një intervistë për televizionin A1 në Mal të Zi, teksa ka komentuar deklarimet e Vuçiqit për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Kryeminstri ka thënë se fjalët e Vuçiqit se formimi i Ushtrisë së Kosovës do të ketë pasoja tragjike janë vetëm propagandë e Serbisë.

Haradinaj në këtë vizitë në Mal të Zi është takuar edhe me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, dhe gjithashtu edhe kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.


Shtuar më 25/10/2018, ora 12:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori