E FUNDIT/ Shtohet numri i të prekurve nga koronavirusi në vend
Haradinaj "u ankua" se nuk është ftuar për takimin e Mini-Shengenit, reagon Rama
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tditën e sotme tha para gazetarëve se Kosova nuk është ftuar për takimin e radhës të Mini-Shengenit Ballkanik.

"Unë nuk marr pjesë në takimin e Mini-Shengen. Nuk kemi marrë ftesë", tha Haradinaj.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar dhe kryeministri Rama i cili shprehet se kjo vjen për arsye se Kosova ende nuk ka formuar qeverinë e re, por i ftuar në takim do të jetë Hashim Thaçi.

Sqarim nga zyra e shtypit e Kryeministrit te Shqiperise

Nisur nga nje deklarate e bere nga kryeministri i dorehequr i Kosoves sqarojme se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin qe në Kosove ende nuk eshte formuar qeveria e re, Kosova eshte ftuar ne nivelin me te larte njesoj si ne takimin e Ohrit, permes fteses drejtuar Presidentit te Republikes se Kosoves, Hashim Thaçi.


Shtuar më 17/12/2019, ora 15:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori