Ende nuk po dihet arsyeja se pse Gent
Begolli dha
dorëheqje nga pozita e të parit të Telekomit. Vet
Begolli, as pas dy ditësh nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për arsyet e dorëheqjes.
Por, sot Kryeministri i
Kosovës, Ramush
Haradinaj ka folur për largimin e Begollit nga kjo pozitë. Sipas të parit të Qeverisë,
Begolli dha
dorëheqje për shkak të vështirësive në Telekom.
“Me Gent Begollin kam bisedu pak para se të largohet nga detyra dhe ka shpjeguar sfidat në marrjen e vendimeve. Është e vështirë të merren vendime dhe për probleme të kompanisë Genti ka thënë se vizioni për me zhvillu kompaninë nuk është i sigurt në këto rrethana dhe ka dashur të largohet nga detyra dhe unë besoj se Genti mund të kryejë punë të shumta që të ketë sukses”, tha
Haradinaj.
Begolli ishte zgjedhur në krye të Ndërmarrjes
Publike, Telekomi i
Kosovës, gjatë muajit qershor, dhe ushtroi pozitën e drejtorit për rreth katër muaj.
Ndryshe,
Begolli ka qenë drejtor i shërbimeve
publike në qeverisjen e kaluar në Prishtinë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e
Kosovës. Ai ishte bartës i listës së AAK-së në zgjedhjet lokale për Komunën e Prishtinës.
Tash e një kohë PTK ndodhet në krizë, madje mediat dhe njohësit e çështjeve ekonomike kanë theksuar se kjo ndërmarrje
publike është drejt falimentimit.
Shtuar më 02/11/2018,
ora 16:43